‘Mbi 200 viktima’, OBSH jep alarmin: Ebola mund të përkeqësohet edhe më shumë në Afrikë
Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se epidemia e virusit Ebola në Afrikë mund të përkeqësohet ndjeshëm përpara se situata të vihet nën kontroll. Duke folur përmes videokonference para ministrave afrikanë të shëndetësisë, Dr. Tedros e cilësoi situatën si jashtëzakonisht serioze dhe të vështirë. “Gjërat do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen”, deklaroi ai, duke theksuar se OBSH-ja po intensifikon operacionet në zonat e prekura nga virusi. Sipas tij, po bëhen përpjekje të mëdha për të dërguar pajisje mjekësore dhe materiale ndihmëse në rajonet e prekura, si dhe për të zbatuar masa parandaluese për frenimin e përhapjes së epidemisë. Kreu i OBSH-së nënvizoi rëndësinë e fitimit të besimit të popullsisë lokale dhe izolimit të kontakteve të rasteve të dyshuara, si elementë kyç...
Burimi:
sot.com.al