‘Nuk tërhiqemi deri në dorëheqjen e Ramës’, protestuesit: Reforma Territoriale synon shpopullimin e vendit

‘Nuk tërhiqemi deri në dorëheqjen e Ramës’, protestuesit: Reforma Territoriale synon shpopullimin e vendit

Protesta qytetare para Kryeministrisë në Tiranë ka hyrë në ditën e 62-të, ndërsa aktivistët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se protesta ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe, sipas saj, u ka rikthyer shpresën shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Ajo tha se, pavarësisht më shumë se dy muajve protesta, qeveria nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të qytetarëve, por ka zgjedhur t’i etiketojë protestuesit me terma përçmues. “Ne jemi flamingo, sepse na detyruat të shtegtojmë pasi keni vjedhur për katër mandate. Por dimë të jemi edhe korba e sorra që luftojnë ata që grabisin shtetin dhe i detyrojnë shqiptarët të largohen”, deklaroi ajo. Në tubim foli edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i cili ka qenë pjesë e protestës që...