Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

Një histori tragjike nga tërmeti që goditi Kolumbinë këtë javë ka marrë vëmendje të madhe për shkak të vendimit të një nëne në sekondat pas lëkundjeve. Magnolia Garcia Lugo, 57 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe banuese në New Jersey të SHBA-së, ndodhej në Kolumbi me familjen kur tërmeti me magnitudë 7.4 goditi vendin. Sipas raportimeve për ngjarjen, Magnolia kishte arritur fillimisht të dilte nga ndërtesa. Por vajza e saj Natalia kishte mbetur brenda. Në vend që të largohej, ajo u kthye.Ndërsa përpiqej të arrinte te vajza, një mur u shemb mbi të. Magnolia humbi jetën, ndërsa Natalia mbijetoi dhe pësoi një dëmtim në krah. Familja kishte udhëtuar drejt Kolumbisë ndërsa bashkëshorti i Magnolias kishte qëndruar në SHBA. Lajmi për vdekjen e saj tronditi edhe...