Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka zbardhur autorësinë e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 gushtit dhe e dyshuar fillimisht si aksidentale. Sipas Policisë, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është identifikuar dhe arrestuar shtetasi B. H., 33 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se 33-vjeçari i ka vënë zjarrin derës së apartamentit, ku në atë moment ndodheshin dy persona, vëlla e motër. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas Policisë, motivi i dyshuar i ngjarjes lidhet me konkurrencën, pasi autori i dyshuar dhe pronarët e apartamentit ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, të dhënies...
Burimi:
javanews.al