Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e kampionatit më të rëndësishëm në botë. Talenti shqiptar Armend Muslika ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke firmosur kontratën e parë profesionale me një nga klubet më të mëdha të Anglisë, Tottenham. 17-vjeçari ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij në akademi dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e projektit afatgjatë të “Spurs”. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë klubit, të cilat raportojnë se Muslika ka hedhur firmën në marrëveshjen e tij të parë si futbollist profesionist. Ky është një moment i veçantë për mesfushorin shqiptar, i cili po ndjek rrugën e talenteve të tjerë shqiptarë që kanë arritur të depërtojnë në futbollin elitar anglez. Tottenham njihet për investimin në lojtarë...