Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

Kombëtarja shqiptare do të nisë një rrugëtim të ri në UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të zhvillojnë katër ndeshjet e para në Grupin 1 të Ligës C gjatë muajve shtator dhe tetor. Shqipëria do ta nisë këtë aventurë në shtëpi ndaj Bjellorusisë, më 26 shtator, ndërsa më pas do të luajë dy ndeshje në transfertë, më 29 shtator dhe 3 tetor, për t’u rikthyer në “Air Albania” më 6 tetor, ku do të përballet me San Marinon. Pikërisht për dy përballjet që do të zhvillohen në “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se biletat kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”, ndërsa çmimet nisin nga 500 lekë. FSHF fton të gjithë...