Speciale/ Dosja e errët e pandemisë në Shqipëri, 20 mijë shqiptarë humbën jetën nga Covid-19, mijëra të tjerë…

Speciale/ Dosja e errët e pandemisë në Shqipëri, 20 mijë shqiptarë humbën jetën nga Covid-19, mijëra të tjerë…

Dëshmia e bujshme e Dr. Anthony Fauci-t para Senatit Amerikan ka rindezur fuqishëm debatin global mbi menaxhimin e pandemisë së Covid-19, duke shërbyer si pikë kthese edhe për përplasjet e nxehta në komunitetin mjekësor shqiptar. Mjeku Erion Dasho ka publikuar fillimisht një status përmes së cilit kritikon ashpër mjekët që gjatë pandemisë  kundërshtuan politikat zyrtare dhe promovuan teori që, sipas tij, nuk mbështeteshin nga provat shkencore. Më tej ai ka shkruar se sipas tij, nuk kishte pasur “mjekë martirë”, por profesionistë të cilët përhapën pretendime që sipas tij ishin të rrezikshme për shëndetin publik. “Mjekët konspiracionistë përhapën ide që cenuan sigurinë e pacientëve dhe vendosën në rrezik jetën e miliona qytetarëve”, ka shkruar ai ndër të tjera. Por për këtë deklaratë dhe dëshmisë së Faucit...