Trafik droge dhe tentativë vrasjeje/ Ekstradohen nga Kolumbia e Italia 2 persona të kërkuar, mes tyre ‘kimisti’ i…

Trafik droge dhe tentativë vrasjeje/ Ekstradohen nga Kolumbia e Italia 2 persona të kërkuar, mes tyre ‘kimisti’ i…

Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në Shqipëri dy shtetas të kërkuar për vepra të rënda penale. Nga Kolumbia është ekstraduar shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, pjesëtar i dyshuar i një grupi të strukturuar kriminal, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në vitin 2022. Gjykata e Posaçme e dënoi me 14 vite burg Saimir Rosales Rodriguez, pasi ai akuzohet nga SPAK se do të përpunonte një sasi të madhe kokaine në një laborator në Frakull të Fierit, që u zbulua disa vite më parë nga autoritetet. Sipas hetimeve, Saimir Rosales Rodriguez, dyshohet...