Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe nga financimi i dobët i shëndetësisë, Dhoma Amerikane ngre alarmin dhe godet…
Mijëra shqiptarë janë duke humbur jetën në mënyrë të parakohshme për shkak të shpenzimeve të ulëta që qeveria bën për shëndetësinë. Ky është përfundimi i një raporti të hartuar nga ekspertë të huaj për llogari të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Por drama e vdekjeve të parakohshme është vetëm gjysma e faturës fatale që Shqipëria është duke paguar për shkak të nënfinancimit kokëfortë të shëndetësisë. Gjysma tjetër vjen nga humbjet e mëdha ekonomike, të cilat shfaqen në formën e prodhimit të munguar për shkak se barra e sëmundjeve përkeqëson shëndetin e fuqisë punëtore, ul produktivitetin si dhe frenon inovacionin. Vitin e kaluar qeveria shqiptare shpenzoi përmes buxhetit publik të shëndetësisë mesatarisht 330 euro për banor. Kjo shifër është 5 herë më e ulët se sa vendet...
Burimi:
sot.com.al