SPAK dhe Antimafia e Barit i ‘sekuestruan’ grupin/ Kush është Igli Kamberi, i dënuar më parë për atentatin ndaj një politikani italian
Igli Kamberi, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Itali. Sipas autoriteteve italiane, grupi ku ai bënte pjesë dyshohet për aktivitete të pastrimit të parave, ndërsa vetë Kamberi akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një parukieri, ngjarje e regjistruar gjatë vitit 2025. Megjithatë, emri i tij ishte bërë publik në mediat italiane edhe vite më parë. Në vitin 2015, Kamberi u arrestua në kuadër të hetimeve për një atentat të mbetur në tentativë ndaj politikanit italian Pasquale Ventura, asokohe këshilltar bashkiak në Barletta. Në atë çështje, autoritetet italiane përfshinë edhe shtetasin shqiptar Artan Belliu dhe italianin Giacomo Lanotte. Hetimet zbuluan se atentati dyshohej të ishte porositur...
Burimi:
top-channel.tv