‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

Kastriot Cenko, 42-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në Ampelokipi në nëntor të vitit 2024, ka kërkuar falje para Gjykatës së Përzier me Juri, duke pretenduar se humbi kontrollin pas debateve të vazhdueshme në familje. Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për problemet që, sipas tij, kishin vite që ekzistonin në marrëdhënien me gruan, ndërsa pretendoi se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një mik të tij të fëmijërisë. “E doja shumë. Nuk doja ta besoja çfarë po ndodhte”, tha ai para trupit gjykues. Sipas Kastriot Cenkos, situata doli jashtë kontrollit në momentin kur Alba Cenko i tha se do të largohej nga shtëpia duke marrë edhe fëmijët, ndërsa pretendoi se fëmija më i vogël nuk ishte i tiji. “Në...