Kufiri i Ceutës nën masa të reja sigurie, vendosen barriera mbrojtëse pas krizës masive të migrantëve! 57 të vdekur

Kufiri i Ceutës nën masa të reja sigurie, vendosen barriera mbrojtëse pas krizës masive të migrantëve! 57 të vdekur

Nata në rajonin autonom spanjoll të Ceutës kaloi paqësisht, pa incidente të reja, njoftoi Ministria e Brendshme e atij vendi këtë mëngjes. Hyrja në qytet u pezullua plotësisht dhe trafiku për në Marok vazhdoi pa probleme të mëdha, raportoi Pais. Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceutë bëri të ditur se në anën spanjolle të kufirit janë gjetur trupat e pajetë të 57 personave, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh në anën marokene. Sipas autoriteteve, disa migrantë janë mbytur në det, ndërsa të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e shtypjes dhe panikut gjatë përpjekjes për të kaluar digën pranë gardhit kufitar. Ndërkohë, ka filluar instalimi i barrierave mbrojtëse në valëthyesin Tarahal , si pjesë e masave shtesë të sigurisë....