Aksident fatal në Tiranë/ Drejtuesi i motorit përplaset me automjetin, 21-vjeçari humb jetën
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, pasditen e kësaj të marte në zonën e Yrshekut. Nga informacionet paraprake, një motor është përplasur me një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia. Sakaq po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur...
Burimi:
syri.net