Maqedonia e Veriut – Kroaci, marrëveshje për bashkëpunim strategjik

Maqedonia e Veriut – Kroaci, marrëveshje për bashkëpunim strategjik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, priti sot në Ohër homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Pas takimit, të dy kryeministrat nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim strategjik midis dy qeverive, e cila, siç u vlerësua, shënon fillimin e një faze të re në marrëdhëniet dypalëshe. Përveç marrëveshjes së bashkëpunimit strategjik, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Kroacisë. Në konferencën e përbashkët për mediat, Mickoski theksoi se Kroacia është partner i ngushtë, vend mik dhe aleat i NATO-s, me të cilën Maqedonia e Veriut ndan interesa të përbashkëta dhe një vizion për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe evropian. "Jemi veçanërisht të...