Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët
Ndryshimet te Partizani nuk kanë përfshirë vetëm futbollistët. Vetëm pak javë përpara se merkato të hynte në fazën më intensive, klubi u përball edhe me largimin e drejtorit sportiv Agim Ibraimi. Ish-futbollisti, i cili ishte prezantuar me shumë bujë nga presidenti Gazment Demi më 9 janar, dha dorëheqjen pas një eksperience që zgjati vetëm disa muaj. Edhe pse ishte i pranishëm në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, situata ndryshoi shpejt dhe Ibraimi vendosi të mbyllte bashkëpunimin me të kuqtë. Largimi i tij erdhi në një moment delikat, kur Partizani pritej të hynte fuqishëm në merkato për të rindërtuar skuadrën pas sezonit zhgënjyes, në të cilin mbeti jashtë Kupave të Europës për herë të parë pas 11 vitesh. Deri tani, klubi ende nuk ka...
Burimi:
gijotina.com