Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset një 22-vjeçar! Transportohet me urgjencë te Trauma
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, në Kurbin, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me armë zjarri dhe është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore, më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar autorin ose personat e përfshirë. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dëshmive që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autoritetet pritet të...
Burimi:
gijotina.com