Drejtuesit e Milanit po punonin për shitjen e tij, Amorim jep urdhër menjëherë të ndalojnë marrëveshjen
25 Korrik 2026 21:08 Telesport Kur pritej të zyrtarizohej marrëveshja mes palëve dhe Pervis Estupinan të transferohej tek Aston Avilla, ka ndodhur ajo që më së paku pritej. Calciomercato.com raporton se Ruben Amorim ka kërkuar personalisht nga drejtuesit e klubit kuqezi që çdo negociatë për shitjen e mundshme të Estupinian, të pezullohet. Edhe pse mungoi në miqësoren e sotme ndaj Celtic, mbrojtësi i majtë ekuadorian pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese në Australi, ku Milan do të kryejë përgatitjet para sezonale dhe trajneri portugez, Ruben Amorim do ta shqyrtojë më nga afër mbrojtësin e majtë dhe do të vlerësojë nëse do ta mbajë apo jo në ekip për sezonin 2026-27. Për momentin, Estupinian vazhdon të jetë lojtar i Milanit.
Burimi:
telesport.al