Debutimi i hidhur i 30 milionë euroshit te Milan. Luajti vetëm 22 minuta në miqësoren ndaj Celtic
25 Korrik 2026 20:58 Telesport Milan barazoi 2-2 ndaj Celtic në miqësoren e parë para-sezonale. Problemi i vetëm për kuqezinjtë në këtë takim ishte shqetësimi për Mario Gila-n, qendërmbrojtësin spanjoll e transferuar këtë verë nga Lazio për 30 milionë euro, bashkë me bonuset. 25-vjeçari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë nga trajneri Ruben Amorim, dhe luajti vetëm 22 minuta, pasi ndjeu shqetësim në kuadricepsin e këmbës së djathtë dhe kërkoi të zëvendësohej. Te Milan nuk donin të rrezikonin më shumë, ndaj dhe kryen menjëherë zëvendësimin. Sipas medieve italiane, nesër spanjolli do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar më qartë shkallën e dëmtimit. Te Milan për momentin janë të qetë dhe mendojnë se është një dëmtim i lehtë, pa pasoja. Por e vërteta...
Burimi:
telesport.al