Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë
Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar me një mesazh publik lidhur me konceptin e “Besës”, duke e lidhur atë me standardet e qeverisjes dhe besueshmërinë ndaj qytetarëve. Në deklaratën e saj, ajo thekson se besimi në demokraci nuk fitohet me retorikë apo simbolikë, por ndërtohet përmes rezultateve konkrete dhe përgjegjshmërisë institucionale. Meksi shprehet se një qeveri vlerësohet nga përmbushja e angazhimeve, funksionimi i institucioneve dhe llogaridhënia për vendimet e marra. Sipas saj, këto janë elementët që krijojnë besimin e qytetarëve dhe forcojnë demokracinë. “Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien”, thekson ish-ministrja në mesazhin e saj. Në reagimin e publikuar, Meksi nënvizon se qytetarët nuk mund të kërkohen të besojnë verbërisht, nëse...
Burimi:
gijotina.com