“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi me tone humoristike se synon të kandidojë për një mandat të katërt në Shtëpinë e Bardhë, gjatë fjalimit të tij në Galanë e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Duke veshur një kapele të kuqe me mbishkrimin “Trump 2028”, ai tha se do të bëjë një njoftim zyrtar, megjithëse Kushtetuta amerikane nuk e lejon një kandidim të tillë. “Ngaqë më interesoni ju dhe dua të ruaj shikueshmërinë tuaj, kam kënaqësinë të njoftoj synimin tim për të kandiduar për një mandat të katërt si president i Shteteve të Bashkuara. Do ta bëj. Në fakt, mendoj se sapo e bëra”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit. Presidenti përsëriti gjithashtu pretendimin e tij të kahershëm se kishte fituar zgjedhjet...
Burimi:
javanews.al