“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e cilësoi zbulimin e një varri masiv në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se prehen trupat e 23 intelektualëve të Mitrovicës të vrarë gjatë luftës në Kosovë, si një kujtesë se plagët e luftës mbeten ende të hapura. Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ministria theksoi se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, vendosjen e drejtësisë dhe ruajtjen e së vërtetës historike. “Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet...