Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në protestë, firmosin peticion kundër shkrirjes së Bashkisë
Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerr sot në shesh për të protestuar banorët e tij. Të organizuar në Pedonalen e qytetit dhe me pankarta në duar,banorët e Dimalit kanë kërkuar që qeveria të mos ta preki këtë bashki. Qytetarët kanë deklaruar se, kjo bashki është qyteti ku ata duan të rrisin fëmijët e tyre, është bashkia me prodhimin më të madh bujqësor në vend. Qytetarët kanë kërkuar njëzëri që kjo bashki mos të preket nga Reforma Territoriale, jo vetëm për shtritjen e saj të gjerë dhe numri i popullsisë por edhe për vetë antikitetin dhe vlerat historike që mbart. Sipas qytetarëve, bashkimi i saj me Beratin ua vështirëson jetën dhe ekoniminë,sidormos fermerëve të Njësive Administrative: Kutalli, Cukala, Poshnje...
Burimi:
vizionplus.tv