Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Në kulmin e sezonit turistik, kur Tirana pret mijëra vizitorë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po garanton shërbim 24 orë në ditë për qytetarët dhe turistët. Këtë e theksoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik për Tiranën, Taulant Balla, gjatë një vizite në UKT, ku u prit nga drejtori Flauers Shoshi dhe u njoh me organizimin e punës së strukturave operative. Sipas drejtuesit të UKT-së, shërbimi operativ funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke mundësuar marrjen dhe trajtimin në kohë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve. Balla vlerësoi punën e stafit të UKT-së, veçanërisht në një periudhë me ngarkesë më të madhe për shkak të sezonit turistik dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo problematikë lidhur me furnizimin me...