Rregull i ri në futboll, “truku” i përdorur nga Donnarumma dhe Guardiola do të ndalohet në Botëror

Rregull i ri në futboll, “truku” i përdorur nga Donnarumma dhe Guardiola do të ndalohet në Botëror

Portieri është i vetmi lojtar që mund të marrë ndihmë mjekësore në fushë pa u detyruar të largohet nga loja. Pikërisht kjo situatë është shfrytëzuar shpesh nga disa skuadra dhe trajnerë për të marrë udhëzime taktike gjatë ndërprerjeve të lojës. Një rast i diskutuar ndodhi në nëntor, kur trajneri i Leeds, Daniel Farke, akuzoi portierin e Manchester City, Gianluigi Donnarumma, se kishte simuluar një dëmtim për të “anashkaluar rregullat” dhe ndërprerë lojën. Për këtë arsye, IFAB ka vendosur që gjatë Kupës së Botës 2026, lojtarët të mos lejohen të shkojnë pranë zonës teknike për të folur me trajnerët kur portieri është duke marrë ndihmë mjekësore. Kreu i arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, shpjegoi: “Portieri ka të drejtë të dëmtohet, por lojtarët nuk kanë të drejtë...