Uzuni dhe Shehu: Gati për Izraelin e Luksemburgun, objektivë të qartë për të ardhmen

Uzuni dhe Shehu: Gati për Izraelin e Luksemburgun, objektivë të qartë për të ardhmen

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Myrto Uzuni dhe Juljan Shehu dolën në një konferencë për mediat nga stadiumi “Air Albania”, ku folën për dy sfidat e muajit qershor, fillimin e ciklit të ri me trajnerin Rolando Maran, atmosferën pozitive brenda grupit dhe objektivat e Kombëtares në kompeticionet e ardhshme. Myrto Uzuni foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, duke vlerësuar qasjen më ofensive të stafit të ri dhe konkurrencën e lartë brenda grupit. Sulmuesi kuqezi theksoi gjithashtu se objektivat e ekipit mbeten të qarta: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Kampionatin Europian. Si ka qenë takimi i parë me trajnerin e ri dhe si është atmosfera në...