Rodri nuk përjashton asgjë: Unë te Real Madridi? Do ta shohim pas Botërorit

Rodri nuk përjashton asgjë: Unë te Real Madridi? Do ta shohim pas Botërorit

Mesfushori i Manchester City dhe fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, ka komentuar për herë të parë zërat që e lidhin me një transferim te Real Madridi, pa dhënë garanci për qëndrimin e tij në Angli. Duke folur për “MARCA” gjatë grumbullimit të kombëtares spanjolle për Botërorin, 29-vjeçari u shpreh: “Zërat për Real Madridin? Janë pjesë e futbollit. Personalisht jam i përqendruar të bëj liderin për kombëtaren, ky është rrugëtimi im. I kuptoj këto zëra, por nuk kam ndërmend të humbas kohë me to. Do ta shohim pas Botërorit”. Deklarata ka tërhequr vëmendje, pasi Rodri nuk e përjashtoi mundësinë e një largimi nga City, ndërsa kontrata e tij me klubin anglez skadon në vitin 2027. Mesfushori foli edhe për gjendjen e tij fizike: “Vij i freskët...