Situatë absurde me Muric… Tha se do të largohej nga Sassuolo, por klubi e blen për 7 milionë euro
1 Qershor 2026 13:58 Alfred Lleshi Kthesë e papritur në historinë e Arijanet Muric me Sassuolo. Klubi italian ka vendosur të aktivizojë të drejtën e blerjes së portierit kosovar nga Ipswich Town për rreth 7 milionë euro, pavarësisht deklaratave të forta të lojtarit vetëm pak javë më parë. Muric kishte qenë titullar i padiskutueshëm gjatë sezonit dhe kishte bindur me paraqitjet e tij, por rreth 20 ditë më parë deklaroi për “GianlucaDiMarzio.com”: “Nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit, përfundon edhe koha ime këtu. E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj pas këtij sezoni për arsye personale”. Vendimi i Sassuolos për ta blerë ka ngritur pikëpyetje. Mbetet për t’u parë nëse lojtari ka ndryshuar qëndrim dhe është...
Burimi:
telesport.al