Rivarrimi i Dëshmorit të Atdheut Novruz Cenalia, Hita: Misioni yt u bë i përjetshëm
Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut “Nëna Shqipëri” u zhvillua ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, ku morën pjesë drejtues të lartë të shtetit, familjarë, kolegë dhe qytetarë. Gjatë ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mbajti një fjalim prekës, duke vlerësuar sakrificën e efektivit që humbi jetën në krye të detyrës. “Novruzi ra në krye të detyrës jo se ishte i pambrojtur, por se zgjodhi të ishte barriera mes qytetarëve dhe krimit”, u shpreh Hita gjatë ceremonisë. Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit theksoi se rivarrimi i Cenalias në “Nëna Shqipëri” nuk ishte thjesht një procedurë shtetërore, por një akt nderimi për një efektiv që “integritetin dhe detyrën ndaj atdheut i vulosi me aktin më...
Burimi:
vizionplus.tv