Parukeria e Gridës fut në lavazh të pastrehën Mirlinda Karçanaj

Parukeria e Gridës fut në lavazh të pastrehën Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u shfaq papritur këtë të enjte në emisonin “Top Story” në “Top Channel” përballë moderatores Grida Duma. Përballë akuzave të rënda të ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për manipulim tenderash, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, publiku priste një intervistë me pyetje reale, përballje me faktet dhe llogaridhënie për milionat publike që dyshohet se janë shpërdoruar. Por ajo që u transmetua në ekran ngjante më shumë me një operacion pastrimi imazhi sesa me gazetari. Një studio e ngritur si strehë emocionale për një të akuzuar nga drejtësia, me pyetje të lexuara, përgjigje të lexuara, lot të derdhur me kujdes dhe një regji televizive që dukej sikur kishte marrë përsipër të fshinte nga kujtesa...