Deshampi i lë hapur derën Kombëtares italiane, trajneri i Francës: Po i kthehem italishtes, jam i disponueshëm pas Kupës së Botës

Deshampi i lë hapur derën Kombëtares italiane, trajneri i Francës: Po i kthehem italishtes, jam i disponueshëm pas Kupës së Botës

Italia është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të ketë përpara detyrën e vështirë për t’a nxjerrë nga kriza e madhe në të cilën ndodhet. Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Deshampit. Ky i fundit do të jetë i lirë pas Kupës së Botës, ku do të drejtojë për herë të fundit Francën. Vetë trajneri francez e ka lënë të hapur derën për Kombëtaren italiane të futbollit. Deshampi, gjatë konferencës për shtyp pas publikimit të listës për Kupën e Botës 2026, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë për të drejtuar “axurrët”. Madje ai zbuloi se është duke iu rikthyer sërish gjuhës italiane. “Po i kthehem sërish italishtes, nuk i dihet kurrë… Nuk përjashtoj asgjë. Jam i disponueshëm...