Meloni për kampet e emigrantëve: Vendet e Evropës po ndejkin modelin që Italia ka me Shqipërinë
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës, njeh të drejtën e vendeve për të zbatuar zgjidhje të reja për menaxhimin e emigracionit, përfshirë qendrat e riatdhesimit në vende të treta sipas modelit Itali-Shqipëri. Meloni u shpreh se ky është fryti i një rruge që Italia ka kontribuar me guxim dhe vendosmëri. “Ajo që vetëm një vit më parë konsiderohej e diskutueshme, sot është kthyer në një parim të përbashkët për 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe demonstron edhe një herë, se qasja italiane ndaj një menaxhimi të rregullt të flukseve migratore, e ndjekur me seriozitet dhe qëndrueshmëri nga Qeveria jonë, tani është bërë edhe...
Burimi:
vizionplus.tv