Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës
Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët, të shoqëruara me erë të fortë dhe në disa zona me rrebeshe shiu. Pavarësisht kushteve atmosferike, akset rrugore nacionale vijojnë të jenë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Problematika më e theksuar është regjistruar rreth orës 14:00 në kthesat e Dragostunjës, ku pati rënie inertesh dhe aluvionesh në rrugë. Situata shkaktoi vetëm ngadalësim të lëvizjes së automjeteve, ndërsa nuk është shënuar në asnjë moment ndërprerje e qarkullimit. Në terren vijojnë të ndodhen efektivët e Policisë Rrugore si edhe punonjësit e firmës kontraktuese, të cilët po monitorojnë situatën dhe po punojnë për pastrimin e aksit. Ndërkohë, një tjetër problematikë është shfaqur në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin, ku në fshatin...
Burimi:
javanews.al