Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe “Euronews Serbia”, kreu i qeverisë shqiptare zbuloi dhe arsyen, pse sipas tij, nisma e “Ballkanit të Hapur” u konsiderua si “një ide e tmerrshme”. “Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye, se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe do t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, tha Rama. Në intervistën për median serbe, kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu transformimin e Malit të Zi dhe progresin në rrugën e integrimit. “Merita është e denjë. Mali i Zi ka qenë i jashtëzakonshëm në mënyrën se si është...