Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Himarë dhe Ksamil. Rasti i parë u regjistrua në Himarë, ku një turist spanjoll hasi në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos. Pas njoftimit të marrë nga e fejuara e tij, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit, duke bërë të mundur lokalizimin, nxjerrjen nga uji dhe transportimin e tij në siguri pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë. Ndërkohë, në Ksamil, rreth orës 12:45, Policia Kufitare ndërhyri për të ndihmuar tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, një skaf plastik, rrezikonte...
Burimi:
opinion.al