‘Nesër më shumë’/ Mbyllet protesta e 44 radhazi në Tiranë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës

‘Nesër më shumë’/ Mbyllet protesta e 44 radhazi në Tiranë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës

Ka përfunduar protesta e 44-t radhazi e qytetarëve para Kryeministrisë, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Pas disa orësh protestë dhe marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, pjesëmarrësit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, ku përsëritën thirrjet kundër kreut të qeverisë. Gjatë mbylljes së tubimit u dëgjuan slogane si: "Rama jep dorëheqjen!", "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëria kërkon revolucion!". Në përfundim të protestës, organizatorët dhe qytetarët njoftuan se mobilizimi do të vazhdojë edhe nesër, duke e mbyllur tubimin me thirrjen: "Nesër më shumë!".