Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, Berisha: Diella e re shumë milionëshe, mashtrim i ri
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, i prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha e ka cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike. Kryedemokrati shprehet se platforma do t’u shërbejë qytetarëve “aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare”. Sali Berisha: “Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe! Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri "Pasqyra Albania" si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve...
Burimi:
zeri.ai