“Qingji i vogël” dëgjohet në filmin iranian “Hijamat”

“Qingji i vogël” dëgjohet në filmin iranian “Hijamat”

Kënga shqiptare “Qingji i vogël” është përfshirë në trailerin e filmit iranian “Hijamat”, me skenar dhe regji nga Nader Saeivar, ndërsa producent është regjisori i njohur iranian Jafar Panahi. Pjesa nga filmi është shpërndarë edhe nga regjisori dhe producenti kosovar Ben Apolloni, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur në trailer dëgjohet kënga shqiptare. “Çfarë befasie e këndshme! Edhe një film i huaj që e paska përdor muzikën shqiptare”, ka shkruar Apolloni, duke treguar se fillimisht mendoi se ndoshta nuk po e dëgjonte mirë këngën dhe iu desh ta kthente trailerin nga fillimi për ta verifikuar. Ai ka theksuar se filmat e kineastëve iranianë i ndjek gjithmonë me shumë kureshtje, ndërsa përfshirja e “Qingji i vogël” në këtë produksion ia ka shtuar...