Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dhe qeverisë në Pallatin e Brigadave, duke e cilësuar atë si “një dyfytyrësh, një cinik dhe një njeri të falimentuar”. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama shpërfilli plotësisht kërkesat e protestuesve, të cilët prej dy muajsh po protestojnë me pesë kërkesa themelore, ku kryesorja është “Edi Rama jep dorëheqjen’, të panegociueshme dhe të parevokueshme. Më tej, kreu i demokratëve akuzoi kryeministrin se mbrojti ish-zv.kryeministren Belinda Balluku për të mbrojtur veten dhe hodhi poshtë deklaratën e Ramës se në 100 vitet e fundit nuk është dënuar ndonjë zyrtar për korrupsion. Deklarata Java që lamë pas ishte një javë e nxehtë....
Burimi:
gijotina.com