“Oasis” tejkalon “The Beatles” në renditjen e albumeve
Albumi ikonë i Oasis, “(What’s the Story) Morning Glory?”, ka kaluar zyrtarisht “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” të “The Beatles” në renditjen e albumeve më të suksesshme të të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe, sipas BBC. Sipas listës së publikuar nga “Official Charts Company”, me rastin e 70-vjetorit të klasifikimit javor të albumeve në Britani, albumi i vitit 1995 i vëllezërve Gallagher është ngjitur në vendin e tretë, ndërsa kryevepra e “The Beatles” e vitit 1967 ka zbritur në vendin e pestë. Albumi “(What’s the Story) Morning Glory?”, i cili përmban këngë të njohura si “Wonderwall”, “Don’t Look Back in Anger”, “Champagne Supernova” dhe “Some Might Say”, ka grumbulluar 6.2 milionë njësi në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shitjet fizike, ato digjitale dhe...
Burimi:
kultplus.com