Qindra institucione shëndetësore dhe ushqimore mbyllen, ndërsa thellohet kriza e fëmijëve në Somali
Shkurtimet e ndihmës po i mbyllin dyert e kujdesit shëndetësor, po i mbyllin shërbimet e ushqimit dhe po e bëjnë ujin, arsimin dhe mbrojtjen edhe më të paarritshme në Somali, dhe, si gjithmonë, fëmijët po e paguajnë çmimin, tha të premten zëdhënësi i UNICEF-it. "Në sfondin e shkurtimeve të paprecedentë të ndihmës humanitare, 205 objekte shëndetësore dhe ushqimore janë mbyllur tashmë", tha James Elder gjatë një konference për shtyp në Palais des Nations në Gjenevë. Ai paralajmëroi se ndikimi tek fëmijët ka qenë i menjëhershëm, duke shtuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Somalia ka parë një rritje prej 32% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në numrin e fëmijëve të shtruar në qendra stabilizimi me kequshqyerje të rëndë akute...
Burimi:
syri.net