Putin kërkoi ish-kancelarin Schröder si ndërmjetës për negociatat Rusi-BE, reagon qeveria gjermane: Nuk është i besueshëm

Putin kërkoi ish-kancelarin Schröder si ndërmjetës për negociatat Rusi-BE, reagon qeveria gjermane: Nuk është i besueshëm

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus, Vladimir Putinit që ish-kancelari Gerhard Schröder të marrë rolin e koordinatorit të bisedimeve të mundshme midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Qëndrimi i Moskës erdhi pas deklaratave të fundit të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili kishte vlerësuar se ekzistonte një “mundësi” për negociata midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe për një diskutim mbi arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Evropës. Putin ka thënë se nëse do të zhvilloheshin bisedime të tilla, Schroeder do të ishte zgjedhja e tij e preferuar për ndërmjetës. Por një zyrtar gjerman, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, e quajti propozimin të pabesueshëm, duke thënë se Rusia nuk kishte ndryshuar...