Leonardo dhe kriza e Milanit: Maldini jashtë botës së futbollit më bën të ndihem keq
Nuk është ndoshta motivi i një krize, por është sigurisht një çështje që duket e pakuptueshme. Momenti i errët i Milanit është analizuar nga Leonardo, ish futbollist dhe trajner i skuadrës kuqezi për ‘Cronache di spogliatoio’. Në qendër të mendimeve të tij janë roli i drejtorit sportiv, algoritmet dhe figura e Paolo Maldinit, i përmendur edhe nga tifozët kuqezi në mbrëmjen e së dielës. ‘Roli i Drejtorit Sportiv ka ndryshuar-tha Leonardo-shumë skuadra nuk kanë një drejtor sportiv që të ketë peshë. Ai bën detyra të caktuara, le të themi, punën e përgjithshme, por ka një gjë që ndikon shumë dhe janë algoritmet. Nuk kam asgjë kundër algoritmeve, por gjithnjë kam menduar një mbështetje për marrjen e një vendimi dhe jo e kundërta. Kjo gjë për...
Burimi:
top-channel.tv