Netanyahu: Synojmë të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake amerikane

Netanyahu: Synojmë të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake amerikane

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu qëllimin e tij për ta larguar gradualisht Izraelin nga ndihma ushtarake amerikane gjatë dekadës së ardhshme në një intervistë me programin “60 Minutes” të rrjetit amerikan CBS. Netanyahu tha se qëllimi i tij është të “zerojë ” anën financiare të bashkëpunimit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke argumentuar se ka ardhur koha për të ripërcaktuar marrëdhënien ekonomike midis dy vendeve. “Dua ta reduktoj në zero mbështetjen financiare amerikane, anën financiare të bashkëpunimit ushtarak që kemi”, tha ai, duke vënë në dukje se nuk dëshiron të presë që Kongresi i ardhshëm i SHBA-së të fillojë këtë proces. Sipas tij, Izraeli merr afërsisht 3.8 miliardë dollarë në vit në ndihmë ushtarake amerikane, ndërsa marrëveshja aktuale parashikon një ndihmë totale amerikane...