Kosova pjesë e misionit paqeruajtës në Gazë, Maqedonci: U kthejmë borxhin partnerëve!

Kosova pjesë e misionit paqeruajtës në Gazë, Maqedonci: U kthejmë borxhin partnerëve!

Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zyrtarisht 70 vendeve, mes tyre edhe Kosovës, të kontribuojnë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), e cila synon të mbështesë ushtarakisht procesin e paqes në Gazë. Më 11 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në parim i gatshëm të miratonte dërgimin e trupave. Më 30 mars 2026, qeveria e tij e miratoi njëzëri këtë vendim, ndërsa më 17 prill vendimi u votua po ashtu njëzëri edhe në parlament. Parlamenti miratoi fillimisht një kontingjent prej 22 ushtarësh. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëhet fjalë për personel nga fusha të ndryshme ushtarake, përfshirë çminimin dhe eliminimin e mjeteve të pashpërthyera, planifikimin e operacioneve speciale, si dhe ekipe mjekësore. Pjesëmarrja e Kosovës në operacione ndërkombëtare...