SPAK i dërgon shkresë KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari i dënuar me vendim të formës së prerë
Prokuroria e Përgjithshme ka informuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi të kaluarën penale të kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, duke bërë me dije se ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi. Sipas shkresës së Prokurorisë, Hajdari është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek, në një kohë kur ishte 17 vjeç dhe i mitur. Në atë rast, ndaj tij ishte vendosur masë riedukimi, por ky dënim nuk ishte deklaruar në formularët përkatës. Në një tjetër çështje, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shpallur fajtor Hajdarin për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”. Në vendimin e dhënë më 25 janar 2024, gjykata ka zëvendësuar...
Burimi:
sot.com.al