Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me zero përqind interes
300 kuota kredie u miratuan nga qeveria për punonjësit që janë pjesë e administratës publike dhe që janë në nevojë për të blerë një shtëpi për strehim. Aplikantët duhet të jenë mësues, mjekë, infermier, ushtarakë, policë. Dardana Grabovaj drejtore e strehimit në Ministrinë Ekonomisë gjatë një interviste për emisionin e-ZONE tha se aplikimet do të hapen brenda muajit korrik dhe do të jenë të hapura rreth një muaj. “Ky është viti i katërt që zbatohet ky program. Është më i kërkuari nga administrata. Ka një interes shumë të lartë nga mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe policët të cilët duan të blenë një banesë ndaj dhe vendosëm që të fokusohemi tek kjo kategori”, tha Grabovaj Por kush janë kriteret kryesore që duhet të plotësojnë aplikantët? “Jo të gjithë...
Burimi:
javanews.al