Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Jürgen Klopp ka qenë mjaft kritik për atë që ka ndodhur me çështjen “Balogun”. Ish-trajneri gjerman mbrëmjen e kaluar ka kritikuar ashpër mënyrën se si u zhvillua e gjithë situata, e cila dërgoi në heqjen e pezullimit për ndeshjen e radhës të sulmuesit amerikan edhe pse u ndëshkua me karton të kuq. “Ajo që po thuhet nëse është e vërtetë mendoj se është një çmenduri.  Futbolli nuk është loja e Trump apo Infantino-s, futbolli është loja jonë.  Më vjen keq për Balogun, por ndërhyrja e tij ishte për karton të kuq dhe si e tillë duhet që të qëndrojë deri në fund.  Ai nuk duhet që të jetë në fushë në takimin e radhës”, tha 59-vjeçari.