Gazetari i “BBC” rrëfen panikun e Edi Ramës kur e pyeti për hetimet e SPAK, ja çfarë tregon për transformimin e…
Gazetari i “BBC-së”, Guy De Launey, ka zbuluar prapaskenat e intervistës së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, në një moment kur Shqipëria po përjeton natën e 35-të të protestave dhe mijëra qytetarë kanë dalë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, korrespondenti i BBC-së tregon se një nga pyetjet më të forta që i drejtoi kryeministrit Rama lidhej me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, përfshirë zyrtarë të lartë të mazhorancës, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. De Launey shkruan se, nisur nga këto zhvillime, e pyeti kryeministrin nëse kishte arsye që shqetësimi të shtrihej edhe ndaj vetë tij, ndërkohë që siç thekson ai, z. Rama dukshëm ishte në panik...
Burimi:
sot.com.al