Nis faza e dytë e kredive të buta, afati deri më 31 korrik! Ja dokumentet që kërkohen
Është mbyllur faza e parë për kreditë e buta të bashkisë, duke i hapur rrugë kështu prej 1 korrikut fazë së dytë. 2500 persona kanë mundur të fitojnë fazën e parë, të cilët kanë mundësi që deri më 31 korrik të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në protokollin e Bashkisë së Tiranës. Faza e tretë është ajo e cila përcakton dhe fituesit. Dritan Dango, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Bashkinë e Tiranës ka bërë me dije se do të jenë 1500 persona që do të mund të përfitojnë nga skema e kredive të buta të Bashkisë, përzgjedhja e të cilëve do të bëhet nga një komision i ngritur nga Bashkia e Tiranës dhe që përbëhet nga disa drejtori. “Kemi përfunduar fazën e parë, 4909 persona që...
Burimi:
javanews.al