Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri
Pas një ngadalësimi në prill dhe maj, të ndikuar nga situata e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, regjistrimet për herë të parë të automjeteve në vend janë rritur sërish në qershor. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëjnë të ditur se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 automjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve. Për të gjithë 6-mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, me një rritje prej 3% në krahasim me janar-qershorin e vitit 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6-mujorit të vitit 2024, që mban rekordin historik me 50.3...
Burimi:
javanews.al